Botuar në: 2025
Si një sihariq për lexuesin, Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Rumiut, "Divani Kebir". Në këtë vepër e cila i logaritet si pjesë e kulturës së përgjithshme botërore Rumiu përmes poezisë shpalos dashurinë ndaj Krijuesit. Një nga elementet kryesore të poezive të tij është edhe ideja e Unitetit të Qenies (Vahdetul Vuxhud), sipas së cilës të gjithë ne jemi pjesë e një tërësie më të madhe dhe dashuria është forca që na lidh me njëri-tjetrin dhe rrjedhimisht me Zotin.