Botuar në: 2018
Shkolla kelamiste/apologjetike maturidite, e themeluar në vijën e Imamit të madh Ebu Hanifes, është shkollë që ndiqet pothuajse nga gjysma e muslimanëve të botës. Imam Maturidiu është personalitet, mendimet e të cilit kanë genë pikë referencë për shumë vepra të fushës së tefsirit, kelamit dhe usuli fik hut. Në këtë libër janë ngërthyer temat kryesore të apologjetikës islame, siç janë teologjia, pejgamberia/nubuvvet dhe eskatologjia/sem'ijat.